Seanca maratonë e Parlamentit të Shqipërisë e mbajtur më 12 dhjetor u përmbyll me tensione dhe debate të forta, por mazhoranca arriti të kalojë një sërë projektligjesh dhe vendimesh të rëndësishme, falë votave të dy deputetëve të PDIU-së, Avdulla dhe Ademaj, të cilët shpëtuan kuorumin dhe sigurojnë shumicën. Votimi i projektligjeve, përfshirë atë për ratifikimin e huasë në shëndetësi dhe marrëveshjen me FMN-në, u zhvillua në kushte të tensionuara, me mungesë të shumë ministrave dhe kryeministrit Rama, gjë që vështirësoi procedurën.
Në këtë seancë, projektligjet dhe vendimet që morën miratimin përfshinë ratifikimin e huasë nga BERZH për sistemin shëndetësor (71 vota pro), rritjen e kuotës së Shqipërisë në FMN (70 vota pro), dhe marrëveshjen me Slloveninë për emergjencat (71 vota pro). Ndërsa projektligji për Hekurudhën Shqiptare mori 69 vota pro dhe abstenuan dy deputetë të PDIU. Mungesa e kryeministrit dhe disa ministrave bëri që seanca të kalonte me vështirësi, megjithatë shumica arriti të miratojë edhe vendimet për organikat dhe pagat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik.