Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Koplik-Dedaj, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacionave të para, i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Tragedia ka tronditur komunitetin lokal, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar arsyet e këtij incidenti fatal.