Policia eVlorës ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili mbante pistoletë dhe e kishte fshehur në sendilen mbrapa të motorrit afër shtëpisë.
Babai i tij ka deklaruar se 14-vjeçari së bashku me shokët etij e kishin gjetur në një godinë të pabanuar. Ndërsa në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shikohet 14-vjeçari që lëviz eme pistoletë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Rilindja’.
Një nga nxënësit e shkollës ka treguar se ai i ngacmonte vazhdimisht shokët dhe ishte djalë i keq. Ai ka thënë që në shkollë lëvizte me biçak pasi zihej me bashkëmoshatarët e tij.
“Valentino ishte djalë i keq. Ai ka shtyrë edhe gjyshin tim. Gjyshi shkoi ta ndante, se ai po zihej me vëllanë tim. E rrëzoi në tokë dhe iku me vrap. Edhe në shkollë zihet me shokët, ai lëvizte me biçak, kishim frikë nga ai”, thotë ai.