Një gjimnazist u plagos mëngjesin e sotëm me thikë në Cakran të Fierit. Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj u shpreh se 17-vjeçari ka marrë 4 plagë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile.
“Ishte me pak hemorragji në krahun e majtë, dukej që ishte goditur me mjete prerëse. Gjendja e pacientit ishte shumë e mirë, e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Është një aksident, një grindje mes shokëve. Iu dha ndihma e parë këtu më pas u nis për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
Kishte 4 goditje, dy të vogla dhe dy më të mëdha, por në vlerësimin tim m’u duk jashtë rrezikut për jetën” tha mjeku.