Elton John ka shprehur kundërshtimin ndaj legalizimit të kanabisit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Në një intervistë për revistën Time, John tha që vazhdon të mbajë qëndrimin se është një substancë që krijon varësi.
“Të çon drejt drogave të tjera. Dhe kur je i droguar—dhe unë kam qenë—nuk mendon normalisht. Legalizimi i kanabisit në Amerikë dhe Kanada është një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave”, tha ai.
Ai ka ndihumuar me vitë të tëra artistët si Eminem dhe Robbie Williams që të përballen me varësitë e tyre nga droga. John ka shprehur keqardhje që nuk ariti që ta ndihmonte George Michael, i cili luftoi me varësinë nga droga dhe ndërroi jetë në vitin 2026.