-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Humbi jetën në aksident, 21-vjeçari pjesë e strukturës së policisë së burgjeve

Kryesoret

Mbrëmjen e edjeshme gjatë një aksidenti në aksin rrugor Koplik-Dedaj humbi jetën një 21-vjeçar.  Gjeto Gjonaj ka humbur kontrollin e makinës, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në për ngjarje dhe ka shprehur ngushëllime familjes së Gjeto Gjonajt. Ata kanë deklaruar se 21-vjeçari ishte pjesë e strukturë së policisë së burgjeve.

Në reagim Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehet se Gjeto kishte ëndërra të mëdha për të shërbyer në sitemin e drejtësisë.

“Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë. Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd. Lamtumirë Gjet!”, thotë drejtoria e burgjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit