Gjykata e Posaçme ka ndryshuar akuzën për ish sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së mjedisit Alqi Bllako. Ai akuzohet nga SPAK për inceneratorin e Tiranës për korrupsion te zyrtarëve të lartë në dy raste.
Në seancën e sotme gjyqtarja ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bllakos, për ndryshim të veprës penale, pasi sipas trye posti i sekretarit të përgjithshëm nuk është në nivelin e zyrtarëve të lartë.
SPAK kishte kërkuar 7 vite burg por Bllako mori pafajësi për akuzën “korrupsion të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “korrupsion të nëpunësit publik.