Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se janë gjetur rreth 220 mijë euro, thasë me fatura dhe dhomë masazhi për dy 2 tajlandezë.
“Ju keni ndjekur këtë javë zhvillimet në Kodrën e Diellit dhe duelin e zhvilluar midis Kodrës së Diellit dhe Kodrës së Surrelit.
Denoncova falë BKH-s të ndërgjegjshëm dixhitale që në fillim çdo hap të kësaj ngjarje. Kërcënimet që i bëri Alban Badulla Ramës me dosjen Xibraka dhe efektet e këtyre kërcënimeve, kontrollet që u bën në Harabel, por ishte edhe një lokacion tjetër, si të themi Harabeli Biss, e kontrollet janë bërë në tre lokale.
Janë gjetur 220 mijë euro dhe thanë me fatura 200 mijë, 300 mijë, 400 mijë që vetëm Velica dhe Lal vjedhësi e dinë se c ‘janë ato. Krahas tyre është gjetur dhoma e masazhit për dy tajlandezë. A janë të punësuar aty tajlandezët apo merren vetëm për masazhe, këtë nuk e di. Përdoret kjo për fitim apo për qëllime personale, salla e masazhit këtë nuk e di. Po ti biesh galerive nga Afrika e Jugut deri në Kepin e jugut, nuk gjen një galeri arti me qendër masazhi, përveç galeria e Velicës.
Ju keni ndjekur mediat dhe ato kanë konstatuar vjedhje të papërmbajtur, “suksese” vetmë të bizneseve familjarë të këtyre qeveritarëve, famëziu Arbër Veliaj, vëllai i lal vjedhësit, e ka nisur biznesin e tij duke blerë aksione me 100 euro në ndje kompani dhe ka regjistruar viti ne kaluar 4.5 mijë, vetëm fitime 32 milionë euro xhiro. Është gjetur Velica me kompani, nga të cilat bashkëshorti i jep asaj 50 mijë euro. Dhe kjo me firmë të saj me gjakftohtësi firmos dhe fut në xhep 22 mijë euro.”, tha Berisha.