Masakra e Dobraçit ku humbën jetën katër persona gjatë një atentati, mes tyre edhe dy të pafajshëm është zbardhur. Kështu deklaroi sot Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ai tha se emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit do të publikohen në deklaratën që do të japë policia.
“Policia do të dalë së shpejti me një deklaratë për shtyp. Kemi pasur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK, po heton këto ngjarje.
Dje, në Shkodër, u zhvilluan kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emrat duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit” u shpreh ministri.
Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës.
Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vranë.