Kryeministri Edi Rama në prezantimin e platformës “Transparent Albania” u shpreh se kjo është një urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve. Rama tha se është një mundësi e re për të krijuar bazë të gjerë informacioni në kohë reale për të gjitha mediat.
“Një platformë që të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë shqiptare. Një platformë që do të rrisë shkallën e përgjegjësisë shtetërore. Platformë që ka edhe një vlerë më tepër në kohën që jetojmë kur fluksi i të pavërtetave dhe dezinformimit të qëllimshëm apo jo dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara vetëm rriten.
Fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë përjashtim”, tha Rama.