Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka akuzura shërbimet e huaja të inteligjencës se po përpiqen ta rrëzojnë atë pas përhapes së protestave në vend, shkruan agjencia AP.
Sipas tyre, Vuçiç ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social në Instagram që do të luftojë për Serbinë dhe do ti shërbejë popullit të tij. Ai ka theksuar se nuk do tu shërbejë të huajve që kërkojnë ta mposhtin, të poshtërojnë dhe ta shkatërrojnë Serbinë.
Agjencia tregon se Vuçiçi ka deklaruar në video-mesazhin e tij se përhapja e protestave, të cilave u janë bashkuar së fundmi studentët, “është financuar nga Perëndimi me synimin për ta rrëzuar atë dhe qeverinë e tij duke përdorur taktika të ndryshme hibride të përdorura për të minuar vendin”.