-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënie temperaturash, reshje të pakta shiu, ja si është moti sot

Kryesoret

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë reshje të pakta shiu.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën dominimin e vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit të cilat vonë gjatë natës do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit