Kryetari i Bashkisë Benet Beci ka dhënë lajmin që Shkodra është shpallur qyteti evropian i sportit 2025 nga Parlamenti Evropian në Bruksel. Beci u shpreh që ky është një vlerësim i madh për qytetin e Shkodrës.
“Shkodra do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet”.
Ndërkohë pritet që një sërë aktivitetesh të zhvillohen vitin e ardhshëm në Shkodër.