Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të zhvillojnë një seancë të përbashkët më 20 dhjetor në orën 11:00, e cila do të mbahet në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës.
Edhe pse axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, burime pranë parlamentit të Kosovës kanë bërë të ditur se pritet që kryetarët e grupeve parlamentare nga të dy vendet të flasin gjatë kësaj seance.
Pjesëmarrësit e pritur janë rreth 70 deputetë nga Shqipëria dhe rreth 60 deputetë nga Kosova.