Sot, Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj në kualifikueset e Botërorit 2026, duke përfshirë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. UEFA ka publikuar kalendarin e plotë të ndeshjeve për kuqezinjtë, që do të nisin rrugëtimin e tyre më 21 mars 2025, në transfertë ndaj Anglisë, në orën 20:45.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria do të luajë në shtëpi përballë Andorrës më 24 mars, gjithashtu në orën 20:45.
Në qershor 2025, kuqezinjtë do të përballen me Serbinë më 7 qershor (20:45) dhe do të udhëtojnë në Letoni më 10 qershor (20:45).
Në shtator, Shqipëria do të luajë një ndeshje në shtëpi, duke përballur Letoninë më 9 shtator (20:45), ndërsa në tetor do të luajë një ndeshje në transfertë ndaj Serbisë më 11 tetor (20:45).
Rrugëtimi i Shqipërisë do të mbyllet në nëntor, me ndeshjen Andorrë – Shqipëri më 13 nëntor (20:45) dhe supersfidën Shqipëri – Angli më 16 nëntor (20:45) në stadiumin “Arena Kombëtare”.