Trajneri i kombëtares Silvinjo në një intervistë ka komentuar pas shortit të Kupës së Botës 2026. Sylvinjo ka thënë që është një grup i fortë si gjithë të tjerët. Ai ka theksuar se janë për të luajtur dhe janë profesionistë.
“E prisja. Grup i fortë si gjithë të tjerët. Sa herë i shikon Holandën, Gjermaninë, Italinë, janë të forta. Ishim në vazon e tretë, prisnim diçka të fortë nga e para dhe e dyta. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale si gjithmonë. Kemi një ëndërr për të shkuar përpara. Dhe duhet të gabojmë sa më pak sepse ashtu ke mundësi për të shkuara përpara”, tha Silvinjo.
Ai u shpreh se në kualifikimet e Europianit si Çekia dhe Polonia dhe kanë në vendin e parë.
“Mund të ndodhë gjithçka, duhet ta shikojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi dy transferta të vështira. Është një finale për ne, nëse duam të shkojmë në Botëror duhet të provojmë çdo gjë. Duhet të sjellim energji, të bëjmë gjëra të mira. Avash avash në çdo garë.”, tha Silvinjo.