-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA konfirmon, Serbia do të luajë pa tifozë në Tiranë

Kryesoret

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve për kualifikueset e Botërorit 2026, duke njoftuar se Serbia do të niset në rrugëtimin e saj për në këtë kompeticion me ndeshjen ndaj Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 7 qershor 2025 në orën 20:45.

Ky takim do të zhvillohet pa praninë e tifozëve serbë, pasi UEFA ka vendosur të dënojë federatën serbe duke i ndaluar që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajnë me tifozë. Ndeshja në Tiranë do të jetë udhëtimi i parë i Serbisë në këtë kuadër.

Në lidhje me tifozët shqiptarë, nuk ka pasur ende një vendim të qartë nëse ata do të lejohen të udhëtojnë në Serbi, duke marrë parasysh incidentet e ndodhur 10 vite më parë në Beograd, kur, edhe pse tifozët shqiptarë mungonin, ndeshja u ndërpre për shkak të trazirave dhe u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit