Ditën e sotme ka dal para gjykatës Majlind Habibi, i cili ka hedhur nga ura shokun e tij dhe si pasojë ka humbur jetën.
Habibi në gjykatë ka thënë se ka pranuar nga frika por nuk e ka bërë ai.
“Me ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kesaj ngjarje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë. Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bera, por se kam bere une. Dikush tjeter që do ketë dashur të më bëjë keq mua, i ka thënë që e kam bërë unë, por une nuk kam lidhje”, ka thënë ai.
Ngjarja ndidhi me datë 2 dhjetor ku Habibi ka hedhur nga ura 33-vjeçarin Branko Shkoza, i cili u gjet pas disa ditësh.”