-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: SHBA-ja dhe Britania do të vendosin sanksione ndaj industrisë serbe të naftës!

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak të lidhjeve të saj me kompanitë ruse, të cilat zotërojnë shumicën e aksioneve. Sanksionet pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, duke përfshirë gjithashtu edhe masa nga Britania e Madhe.

“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira”, tha Vuçiç

Ai theksoi se janë në bisedime me Rusinë për të parë mundësinë e reduktimit të pronësisë ruse nën 50% për të shmangur ndikimin e sanksioneve.

“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50 për qind, në mënyrë që të blejmë një pjesë”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit