Një zjarr ka rënë një një klinikë private në qytetin e Dindigul, në shtetin jugor të Tamil Nadu dhe si pasojë 6 pacientë kanë humbur jetën.
Autoritetet lokale njoftuan se rreth tridhjetë pacientë të tjerë janë lënduar rëndë. Ndërsa zjarri është përhapur nëpër objekt për arsye të paqarta.
Disa javë më parë humbën jetën 10 të posalindur në Uttar Pradesh. Lista e incidenteve për shkak të neglizhencës dhe masave të dobëta të sigurisë në spitalet publike dhe private indiane në Indi është tragjikisht e gjatë.