Një 36-vjeçar është përplasur me një automjet “Range Rover” pas dyshimeve për vjedhje të një monopatine elektrike në sheshin “Skënderbej”.
Ai ka humbur kontrollin gjatë arratisjes dhe ka përfunduar në spital si pasojë e aksidentit. Policia ka arrestuar autorin dhe po heton për ngjarjen.