Një aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë-Përmet, pranë Urës së Dragotit, ku dy automjete janë përplasur.
Si pasojë, një pasagjere është lënduar dhe është transportuar në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se terreni i rrëshqitshëm, shkaktuar nga kushtet e keqia të motit, ka qenë shkaku i aksidentit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.