Një automjet ka marrë flakë në parkingun pranë karburantit në fshatin Levan, Fier, gjatë natës.
Flakët u përhapën dhe preken edhe disa automjete të tjera të parkuara aty. Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e zjarrit dhe për të dokumentuar rastin.