-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja kush është shqiptari që përfitoi faljen e dënimit nga Biden

Kryesoret

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka njoftuar një ulje të dënimeve për rreth 1500 individë, duke përfshirë trafikantë të drogës, drejtues të karteleve dhe mashtrues, disa prej të cilëve janë të njohur për përfshirjen në aktivitete kriminale të rënda. Ky vendim është marrë për ata që u vendosën në izolim shtëpiak gjatë pandemisë COVID-19 dhe që janë riintegruar me sukses në familjet dhe komunitetet e tyre.

Një nga individët që ka përfituar nga kjo falje është Francesk Shkambi, një shqiptar i cili u dënua në korrik të vitit 2014 me 27 vjet burg për udhëheqjen e një grupi kriminal që trafikonte kokainë dhe marijuanë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkambi gjithashtu negocioi me një burim të huaj për të trafikuar kokainë nga Meksika në Evropë.

Sipas të dhënave të gjykatës, ai u shpall fajtor për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, 122 paund marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi. Shkambi kishte një dënim të caktuar deri në vitin 2029, por me këtë vendim të Presidentit Biden, ai përfitoi faljen dhe uljen e dënimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit