Eksperti i sigurisë, Murat Makolli, ka paralajmëruar për një listë të re të datës 13 dhjetor 2024, që Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka lançuar për ndalimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në pikat kufitare të vendit.
Ai ka kërkuar kujdes nga çdo ish-pjesëtar i UÇK-së dhe ka ftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) të Kosovës të thirrë urgjentisht në takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë për të kërkuar sqarime lidhur me këtë masë.
Të ndëruar ish pjesëtarë të UÇK dëshirojë të ju urojë gjithë të mirat për ju, por sa mora një informacion dhe dëshirojë të ju informojë që në bazë të kërkesës së MUP Serbisë Ministria e Punëve të Mbrendshme e Maqedonisë së Veriut ka lansuar një listë të re të datës 13.12.2024 për ndalim të ish pjesëtarëve të UÇK nepër pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut.
Kështu që kërkojë nga çdo ish pjestar i UÇK të ketë kujdes!!!!
Kërkojë nga MPJD e Republikës Kosovës që të thirrë urgjentisht në takim ambasadorin e Maqedonisë së Veriut që është në Prishtinë dhe të jep sqarime për një gjë të tillë.
Po ashtu ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut të vë kontakte të menjëhershme më MPB e Maqedonisë së Veriut dhe kërkojë sqarime për një gjë të tillë.
Si po duket shteti I Maqedonisë së Veriut çdo ditë e më shumë po bashkëpunon me strukturat e MUP Serbisë dhe BIA për ndjekjen dhe burgosjen e ish pjesëtarëve të UÇK .
Dhe kështu që 2025 do të jetë vit ku do të kemi kriza dhe konflikte të reja në Ballkan .
Qeveria e Republikës Shqipërisë dhe ajo e Republikës Kosovës do duhej krijuar boshtin gjithëpërfshirës të politikave kombëtare.
Boshti gjithëpërfshirës të të gjithë përfaqësuesve politikë nga gjitha trojet shqiptare.
Çdo pjesëtar i UÇK është rreze dielli i çdo qytetari të Republikës Kosovës , kështu që Maqedonia e Veriut në rast që e zbaton atë listë do të përballet për veqë me shtetin e Republikës Kosovës do të përballet direkt edhe me qytetarët e Republikës Kosovës.