-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Haxhimali: Falja jo hyjnore e gjobave

Kryesoret

Debati mbi projektligjin për faljen e gjobave për ndërtime pa leje në fshatra ngre disa pyetje të rëndësishme lidhur me drejtësinë, barazinë përpara ligjit dhe ndikimin në shtetformim.Edhe pse historia është e vjetër, debati zbriti në temull rrufeshëm.

Por, le të harrojmë në rreshtat e parë lojën politike, dhe të merremi me avantazhet fhe joavantazhet e këtij projektë ligji, nëse biem dakort ti konsiderojmë të tilla.

Ky ligj do të ndihmojë fermerët dhe banorët apo bizneset e zonave rurale që shpesh përballen me mungesë të burimeve financiare,dhe krijon një frymarrje më lehtësuese dhe një stres social më pak.

Gjithashtu, heqja e gjobave mund të përmirësojë klimën ekonomike në këto zona duke menduar pritshmëri nëpërmjes formalizimin të ekonomisë rurale. Por edhe nga aspekti i mardhënjeve dhe ndërveprimit mes komuniteteve me institucionet qëndrore apo lokale,ky veprim mund të ulë tensionet.

Edhe pse këto masa administrative janë konsideruara nga qytetarët shpesh të padrejta dhe me prapavi.Po me fal, por çfarë po më fal?pse tani dhe pas 10 vitesh? kush paguan për stresin e mbartur dhe pasojat gjatë 10 viteve..?

Ana tjetër e monedhës prezanton mjaftueshëm disavantazhe të këtij projekti.Së pari po ndeshemi me rrezikun e krijimit të një klime mosndëshkimi.Falja e gjobave për ndërtime pa leje po dërgon një mesazh negativ në shoqërinë tonë, që rregullat nuk janë të detyrueshme dhe se shkeljet mund të falen në të ardhmen.Ndërtojmë pa leje dhe luajmë ‘hapa dollapa’ votash.Së dyti, po ndeshemi me pabarazia përpara ligjit, edhe pse sa më shumë i afrohemi falmiljes evropiane?!

Qytetarët e ndershëm që kanë paguar gjobat ose kanë zbatuar ligjin do të ndihen të diskriminuar, dhe kjo minon besimin në sistemin i demokracisë dhe drejtësisë.Së treti, lidhet me kontrollin e territorit.

Ku ishin institucionet ligjzbatuese, qëndrore dhe lokale, pse i lejuan këto ndertime. Autoriteti i këtyre i dobësuar, akoma më shumë do të dobësohet nëse vendimet e tyre anulohen.Falja, edhe pse është hyjnore, kjo në këtë rast nuk duket e tillë në terma afatgjate.

Cili është qëllimi.Interesi elektoral i mazhorancës! Ky projektligj ka një potencial të qartë për të qenë një strategji elektorale, duke synuar të fitojë mbështetjen e banorëve të zonave rurale, një elektorat tradicionalishtë i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve të tilla.

Fakti që propozohet me procedurë të përshpejtuar dhe afati për miratimin përkon me 5 muaj para zgjedhjeve, tregon një përpjekje për të kapitalizuar politikishtë nga ky veprim.

Ku gabohet?

-Te mesazhi që jep ky projekt ligj për shoqërinë.Krijohet një perceptim se ligjet vlejnë vetëm për disa, ndërsa të tjerët përjashtohen për arsye ekonomike, politike, apo zgjedhore.Nëse faljet bëhen rutinë fushatash qoftë paralamentare apo lokale,qytetarët do të ndjejnë se shkeljet janë të pranueshme dhe nuk do të ndëshkohen. Promovim i kulturës së mosndëshkimit, kurrë nuk është normë dhe standartë i familjes evropiane, ku ne ëndërrojmë të bëhemi pjesë. Akoma me keq kur askush nuk e analizon nese mundet të ishin parandaluar këto ndërtime?

-Te paqartësia e vendosjes së kritereve të qarta për faljen e gjobave, duke ndjekur parime të barazisë dhe drejtësisë.Kjo kërkon një mekanizëm kompensimi për ata që kanë respektuar ligjin dhe kanë paguar gjobat ndërkohë.

-Te dobesimi i moralitetit,intergriteti, i kapaciteteve bashkiake,të inspektorateve qëdrore dhe një reformë të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të territorial për të parandaluar shkeljet në vazhdimësi.

-Te dëmtimi i dëshirës për edukimin dhe ndërgjegjësimi e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të ligjeve të ndërtimit dhe menaxhimit urban edhe pse janë në tokat dhe pronat tyre,aq më keq demtimi i tokës bujqësore,sipërfaqa e së cilës po rrudhet shpjet.

Akoma më shumë këto politika mund të interpretohen si një barrë shtesë mbi ata qytetarë që ndjekin rregullat, pasi ata kontribuojnë në mënyrë indirekte për të mbuluar dështimet e atyre që shkelin ligjin. Respektimi i ligjit është detyrim dhe jo dëshirë.

Edhe pse mendojë se heqja e barrës së gjobave për këtë shtresë të shoqërisë që është mjaftë e disfavorizuar do të ishte një lajmë i mirë, për shtresat e tjera të shoqërisë, për sistemin administrativë dhe ligjore, dhe mbi të gjitha për arkitekturën e shtetit pasojat mbeten në themel.

Dhe këto lidhen me një seri faktorësh si drejtësia dhe barazia përpara ligjit.Falja mund të konsiderohet si një shkelje e parimeve të drejtësisë dhe barazisë përpara ligjit.

Respektimi i rregullave është një element themelor i sundimit të ligjit.Nga pikëpamja sociale,trajtime preferencial për shkelësit e ligjit dëmton qytetarët që e respektojnë atë.Por dhimja më e madhe është ndikimi në shtetformim.

Ky akt tregon mungesë koherence në politikat e shtetit, duke dhënë sinjale të dobëta për respektimin e rregullave dhe autoritetit institucional, dhe kjo më shumë e qëllimëshme sesa neglizhencë apo padituri.

Ndërtimet pa leje dhe legalizimi i tyre pa kritere, dhe herë pas here, minojnë planifikimin urban dhe ruajtjen e mjedisit.

Dhe e fundit,kjo falje reflekton dështimin e administratave lokale dhe qëndrore për të zbatuar në mënyrë efektive politikat e menaxhimit dhe kontrollit të territoritori.

Si përfundim gjykoj se projektligji ka implikime dhe kërkon debat të gjerë publik dhe institucional për të balancuar interesat sociale, politike dhe ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit