-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Haxhimali: Reflektime nga takimi i kryeministrit me kryetarët e bashkive!

Kryesoret

Në thelb nuk është jonormale, por normaliteti i tij varet nga konteksti dhe rezultatet e këtyre takimeve. Marrëdhëniet e pushtetit qendror me atë vendorë duhet të shikohen, kuptohen dhe trajtohen ashtu siç kushtetuta, parimet dhe ligjet i përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të pavarura. Gjithmonë komunikimi,bashkëpunimi, kordinimi, ndërveprimi,ndarja e punëve dhe përgjegjësive, mes aktorëve qendrorë dhe lokal është i mirëpritur për të arritur efektivitetin e qeverisjes me shumë nivele. Pra, shumë mirë që takohen kur është për të mirën publike.

Por ajo për të cilën shtyhen të bëj disa reflektime lidhet me disa aspekte që mendoj se duhet ti ngre në vëmendjen e publikut dhe institucioneve. Shpeshtia e takime.Shpeshtia me të cilën një kryeministër takohet me kryetarët e bashkive bazohet si rregull në disa faktorë, duke përfshirë strukturën politike të vendit, problematika që dhemb dhe qasja e kryeministrit ndaj qeverisjes.

-Sa i takon strukturës politike, nga takimi në Shkodër por edhe takimet e shpeshta që kryeministri bën me bashkiakët, dallimi politik është i dukshëm.Lajmi kryesorë ishte “edhe kryetarët” e opozitës morën pjesë dhe e mirëpritën..! Të 61 kryetarët ishin prezent (edhe pse kishte mungesa etj..!) Këto skenare janë të panevojshme por akoma më keq pasi janë të qëllimshme. Por shija e skenarit prishet nga reagimet mediatike pa thelb të kryebashkiakëve të opozitës,apo asnjë reagim oponent nga bashkiakët e pozitës. Bashkëpunimi dhe komunikimi i mire i japin vlerë takimeve kur ato prodhojnë debat, oponencë, alternativa, kur komunikimi është i dyanshëm.

Këto ndihmojnë në shëndoshjen e demokracisë.Çdo miratim apo pranim i qëndrimeve të kryeministrit apo cilit do qeveritari nga bashkiakët me kokë të ulur, pa dëgjuar, pa u degjuar, pa u parë në sy nuk çon gjëkundi, nuk do prodhojë figura politike, konkurrencë dhe prespektivë lidershipi lokal.

-Përsa i përket problematikave që dhembin në shërbimet publike lokale. Reflektimi për këtë çështje qëndron në faktin se mirë që kryeministri i mban në alert bashkiakët, por ama takimi ishte si shumë takime të tjera të shpeshta të kryeministrit me bashkiakë, që duken si kortezi, si show, si marketing, si takime me mbush me lajme ekranet dhe portalet me takime për biseda të përsëritura apo informacione që nuk prodhojnë lajmin që presim.

Vërtet takimi vuri ne dukje dy çështje që dhembin jo pak, si numri i punonjësve të shtuar apo larguar nga bashkitë, por kjo është një çështje për të cilen ka mbi një dekade që diskutohet dhe asnjë vendimmarrje e zgjuar nuk është ndërmarrë. Qeveria ka për detyrë të ofrojë standarde përsa i përket kësaj çështje, sikundër jo pa përgjegjësi janë bashkiakët që duhet ta debatonin pse janë në këto situata. Një tjetër çështje që dhemb është performanca financiare e bashkive.

Pajtohen dhe unë që është,por ama dhe kjo është çështje e vjetër në tregun e debatit mbi impaktin e reformës territoriale dhe ekonominë e shkallës. Qeveria në takim nuk prezantoi ndonjë qasje strategjike për ti dhënë zgjidhje problemeve të ekonomisë së dobët lokale. Motivacioni se bashkitë që performojnë mire do kenë më shumë mbështetje nuk me lë shije të mirë dhe bindëse se problemet lokale do të zgjidhen. Vetë bashkitë duhet të përpiqen të përmirësojnë performancën fiskale për të zbatuar në mënyrë efektive axhendat e politikave vendore dhe për të reduktuar varësinë nga qeveritë qendrore dhe jo për të siguruar mbështetje në marrëdhëniet ndërqeveritare.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që parat, financat, buxheti nuk janë as të kryeministrit as të kryebashkiakëve.Ato burojnë nga qytetarët dhe ju takojnë atyre. Ndaj edhe këtu duhet kujdes që mjetet financiare mos të lenë pasdore bashki që për rrethana të caktuar nuk “performojnë mirë”.

Qytetarët presin bashkëpunim dhe kanë interes kur biseda bëhet për zbatimin e politikave kombëtare ose kur ka çështje të rëndësishme që kërkojnë një koordinim të ngushtë ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendorë, dhe qytetari që dëgjon për të tilla takime, mendon se po i vjen e mira te dera. Përtej këtyre çështjeve takimet e shpeshta humbin vlerën dhe produktivitetin. Askush nuk ka luksin në këto situata të humbasi nga koha e çmuar për sherbimin real ndaj qytetarëve.

-Përsa i përket qasjes se kryeministrit ndaj qeverisjes.Ai përpiqet të pasqyrojë një stil qeverisjeje bashkëpunuese, duke synuar të sigurojë zbatimin efektiv të politikave në nivel lokal. Edhe pse gjatë fushatës elektorale deklaratat e tij se s’do mbështesë asnjë nga bashkitë nëse votohet kandidati i opozitës, edhe pse elektorale ishin të dënueshme dhe nuk qëndronin për

bashkëqeverisje. Por ajo që tërheq vëmendjen tani në mandatin e tretë të kryeministrit që u bë i tillë pas tre mandatesh si kryetarë bashkie, janë se instinktet e tij prej menaxheri lokal i punëve komunale të trashegu nga të qenit kryetarë bashkie janë shumë dominante dhe këto i shfaqë çdo ditë me punët e bashkive të tjera aktualisht. Por një stil i tillë mund të çojë në eklipsimin e lidershipit lokal, nxjerrë në hije institucionin e bashkisë, rritë vartësinë e pushtetit vendorë ndaj qendrorit, dëmton konkurencen mes bashkive dhe kryetarëve si politikanë vendorë.

Pra, dominanca të tilla por dhe takimet me këto frekuenca nuk janë të shëndetshme për demokracinë, pasi në thelb kanë marketingun dhe jo brendimin e shërbimeve publike. Por, kur këto takime perceptohen si tepër të shpeshta pa arsyetim të qartë,ngrenë pikëpyetje rreth domosdoshmërisë ose efikasitetit të tyre. Por kur mund të bëhen takimi të tilla?

Duke qwnë se arkitektura e shtetit shqiptarë prezanton struktura të qeverisjes së “decentralizuar” dhe me shumë nivele, takimet duhet të bëhen si psh. në kohë krize kombëtare, për ndryshime të rëndësishme politikash ose ngjarje që kërkojnë përgjigje të koordinuara kombëtare rajonale dhe lokale apo për reforma strukturore me rëndësi sociale dhe ekonomike, për çështje me rëndësi rajonale apo evropiane. Në këto raste vlera e këtyre takime qëndron duhet mbështetur dhe vlerësohet si pjesë e konsultimeve, planifikimit dhe përpjekjeve koordinuese për të siguruar zbatimin efektiv të politikave në të gjitha nivelet e qeverisjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit