Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas hetimeve për shpërndarjen e kanabisit në qytet.
Operacioni i koduar “Ndalesa” ka çuar në arrestimin e shtetasve E. Q. (22 vjeç), B. K. (48 vjeç), dhe R. H. (43 vjeç), të cilët akuzohen se shpërndanin kanabis të ndarë në doza për shitje. Hetimet janë kryer me metoda speciale dhe janë bazuar në informacione nga inteligjenca policore.
Personi tjetër i shpallur në kërkim është D. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, dhe policia po punon për kapjen e tij.