-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Athinë, djali i Davellës lajmëron shokun e tij: Më kanë vrarë babin

Kryesoret

Në Greqi ka dalë më shumë informacion mbi atentatin që i mori jetën Irakli Davellës dhe la të plagosur rëndë biznesmenin Edi Lulo. Dëshmitarët kanë rrëfyer se pas daljes nga makina dhe nisjes drejt një kafeneje, dy viktimat kanë vënë re një makinë që po afrohej me shpejtësi të madhe. Ata kanë tentuar të ikin me vrap, por sulmuesit kanë hapur zjarr dhe i kanë qëlluar. Sipas dëshmive, autorët ishin në një makinë të bardhë, e cila ishte vjedhur më herët në mëngjes.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene në kryqëzimin e rrugëve Komotinit dhe Aristotelous, pranë këndit të lojërave të dyqanit. Djali i viktimës, i cili ka qenë i pranishëm, ka telefonuar një shok dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babin”. Ndërkohë, policia është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes, duke hetuar të gjithë rrethanat e atentatit dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit