-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, një person i tretë i shpëtoi plumbave

Kryesoret

Mediat greke kanë zbardhur detaje të tjera rreth atentatit në Athinë, ku humbi jetën 45-vjeçari Irakli Davella dhe u plagos rëndë Edi Lolo. Sipas informacioneve të fundit, Edi Lolo, i cili kishte ardhur në Athinë nga Dubai, mund të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit, ndërsa Davella u qëllua për shkak të lidhjeve të tij me grupe kriminale.

Autori i atentatit përdori një makinë të vjedhur dhe sulmoi viktimat në një dyqan në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Hetimet sugjerojnë se sulmi ishte planifikuar dhe kishte për qëllim eliminimin e Lolos, për shkak të lidhjeve të tij të mundshme me mafiozët.

Një person tjetër që ishte me ta nuk ka pësuar dëmtime. Policia po heton mundësinë e larjes së hesapesh mes grupeve rivale dhe lidhjet e mundshme të të plagosurit Lolo me grupet mafioze. Hetimi është në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit