Biznesmeni dhe modeli shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani, ka postuar një foto me këngëtaren legjendare Parashqevi Simaku, ku shfaqen të ulur në një kafene. Në postimin e tij në Instagram, Ilirjani ka treguar se Simaku është mirë dhe do të rikthehet në skenë për të kënduar për publikun shqiptar.
“Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar,” shkruan Elton Ilirjani në postimin e tij.
Parashqevi Simaku, një ikonë e muzikës shqiptare, u largua nga Shqipëria në vitin 1992 dhe ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj personale dhe profesionale, duke përjetuar gjithashtu një dramë emocionale pas një divorc. Pas një periudhe të gjatë mungese nga media, historia e saj u bë e njohur për publikun shqiptar kur një video e saj si e pastrehë në një qendër vullnetarizmi shpërtheu në rrjetet sociale.