Prokuroria Speciale e Kosovës pret kryeministrin Albin Kurti sot në 09:30 për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore. Por kryeministri mbrëmë vonë ka folur nga Sllovenia.
Para kësaj vizite në Slloveni, menjëherë një ditë pas thirrjes për intervistim nga Prokuroria Speciale, Kryeministri Kurti ishte për vizitë zyrtare në Kroaci, ku takoi atje Presidentin Zoran Milloneviç, si dhe Kryeministrin Andrej Plenkoviç.
Në thirrjen e Prokurorisë Speciale thuhej se Kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30.