Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, falënderoi sot ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për punën e tyre, duke theksuar rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kriminalitetit.
Ervin Hoxha: Frytet e punës suaj ndër vitë janë të prekshme sot. Në vitin 2013 në vend u regjistruan 107 vrasje, sot ky numër është ulur 3 herë më pak duke sjellë Shqipërinë e një niveli europian, sa i përket çështjeve të kriminalitetit. Trajtimi i ish punonjësve të policisë ka treguar përmirësim.
Kemi nisur aksion të madh kundër kriminalitetit ekonomik për të siguruar më shumë të ardhura për pensionet, prandaj qeveria është angazhuar për rritjen e pensioneve.
Mirënjohja jonë nuk përfundon me pensionin. Përvoja juaj mund të përdoret për të organizuar leksione, rekomandime të ndryshme të hapura në shkolla për edukimin e brezit të ri.
Sot Shqipëria është vend me i sigurt dhe më i denjë falë punës suaj.