Juristi Leonard Karaj, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ka komentuar ashpër deklaratën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, lidhur me mandatin e saj. Karaj e cilësoi atë si të pasaktë dhe u shpreh se ka një paaftësi për të kuptuar pasojat e veprimeve të saj. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për ndikimin e politikës në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Zonja Zaçe, në ambiguitetin e saj apo paaftësinë e saj, e ka shkruar vetë në deklarim kur ka marrë emërimin për mandatin e saj, që ‘unë ushtrij mandatin e Vitorio Tushes deri në 10 mars 2025’. Nëse zonja Zaçe, me më shumë respekt – se nuk dua të ofendoj askënd – nuk di të lexojë ose nuk di se çfarë firmos, është problemi i saj. Sa i përket pjesës së Gjykatës Kushtetuese, jam plotësisht dakord, sepse kuptoj se veprimi që bën Gjykata nuk është ligjor në thelb, dhe ka një prapavijë të fortë. Mos me thonë përtej edhe politikës, dhe ta shpreha pak më parë, na ngelën 3 persona me 31 dhjetor, na kanë ngelur pa punë dhe duam t’ua gjejmë ndonjë vend pune këtyre.”