Juristi Franc Nuri, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, komentoi ngërçin aktual lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe betejat brenda Partisë Socialiste për kontrollin e drejtësisë.
“Une shoh që ka një luftë klanesh, u tha dhe më përpara, por brenda PS, klane të ndryshme që duan të kontrollojnë qeverinë e drejtësisë. Kush e nisi procesin tani për zëvendësimin e mandatit të zonjës Holta Zaçe? E ka nisur zoti Sadushi. Atëherë është bërë një publikim për hapjen e kandidaturave për zëvendësimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Por ndërkohë thuhet madje te njoftimi që mbarimi i mandatit konstatohet nga GJK. Une nuk di që GJK të ketë konstatuar mbarimin e ndonjë mandati deri tani.”