Në kuadër të aksionit të gjerë policor “Transnacional”, katër të huaj, të dyshuar për përfshirje në aktivitetin e trafikut të drogës, kanë dalë përpara togave të zeza në Gjykatën në Vlorë. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi që dy prej tyre, shtetasit ukrainas M.P dhe O.T, të qëndrojnë në burg, ndërsa për dy të tjerët, N.K dhe M.S, u dha masa “detyrim paraqitje” duke i liruar nga paraburgimi.
Këta të rinj, të gjithë me origjinë nga Ukraina dhe Bjellorusia, dyshohet se janë pjesë e një grupi që përdorte të rinj për të shpërndarë drogë në Vlorë. Aksioni i policisë ka çuar në arrestimin e një 24-vjeçari të pestë, me iniciale O.K, i cili do të dalë përpara gjykatës në ditët në vijim.