-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kjo ishte java e Nedim Bajramit! Shkëlqejnë kuqezinjtë

Kryesoret

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të shkëlqejnë me klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste.

Nedim Bajrami shënoi gol në finalen e Kupës së Ligës, Celtic – Rangers. Futbollisti kuqezi zhbllokoi takimin në minutën e 41-të për skuadrën e Rangers. Koha e rregullt e takimit u mbyll 3-3 dhe nga penalltitë triumfoi Celtic.

Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi shënoi në fitoren e Bodrumspor 2-0 ndaj Sivasspor. Ky ishte goli i tretë i Seferit në këtë kampionat.

Qazim Laçi ishte protagonist absolut në fitoren e Sparta Prague 2-1 ndaj Jablonec. Mesfushori kuqezi dha dy asiste vendimtarë dhe në fund të sfidës u shpall lojtari i ndeshjes me notën 7.9 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore.

Medon Berisha u aktivizua si titullar në takimin e Lecce ndaj Monza-s. Mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe në minutën e 3-të të takimit dha një asist spektakolar për Morente, që shënoi golin e parë të takimit. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Lecce 2-1.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas StrakoshaAlen SherriElhan KastratiArdian IsmajliJon MersinajMarash KumbullaAmir AbrashiFeta FetaiMyrto Uzuni dhe Rey Manaj. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan BalliuBerat GjimshitiYlber RamadaniArbër HoxhaErnest Muçi dhe Armando Broja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit