Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Austri, pas një kontrolli në autostradën Brenner (A13), ku iu gjetën 12 kilogramë kokainë. Droga, e paketuar në 12 pako, kishte një vlerë të vlerësuar prej 1.2 milionë eurosh, dhe është konfiskuar nga autoritetet austriake.
Shqiptari, me banim në Itali, udhëtonte me një automjet me targa gjermane dhe po kalonte nga veriu në jug të Austrisë, kur u ndalua nga policia për një kontroll të detajuar. Sipas autoriteteve, ndalimi u bë pas disa kontradikta që ai kishte lidhur me destinacionin dhe qëllimin e udhëtimit të tij. Pas konsultimit me policinë gjermane, dyshimet për kontrabandë u intensifikuan.
Automjeti i shqiptarit u kontrollua në detaje, ku u zbulua sasitë e drogës. Ndërkohë, hetimet janë ende në fazë të hershme dhe nuk ka informacione të tjera lidhur me mundësinë e bashkëpunëtorëve ose një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës. Aktualisht, shqiptari ndodhet në paraburgim.