-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet për nesër shkarkimi i Holta Zaçajt?

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese nuk arriti që të merrte një vendim në lidhje me mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj. Seanca u shty për të martën e 17 dhjetorit, në orën 13:00. Secili prej gjyqtarëve do të duhet të shprehet me votë mbi mandatin e Zaçajt dhe si në çdo vendimmarrje tjetër, duhen 5 vota, për të deklaruar përfundimin e mandatit të kryetares së Kushtetueses. Zaçaj ka mandat jo të plotë dhe për këtë arsye tentoi që ta shtynte nga 10 marsi 2025 deri në fund të vitit tjetër, por Gjykata e Lartë hapi vendin vakant duke bërë që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të tërhiqet nga dërgimi i pyetjeve në Komisionin e Venecias.

NJOFTIM

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.

Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë ti komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për tu njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to. Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit