Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler deklaroi të martën se Uashingtoni është i interesuar që ta shohë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian (BE).
Aggeler shprehu shpresën për zhvillime pozitive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke theksuar rëndësinë e suksesit të këtyre negociatave, për të ardhmen e vendit.
“Do të them atë që kemi thënë më parë në Uashington dhe në Shkup… Ne do të donim shumë ta shihnim Maqedoninë e Veriut brenda Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që diskutimet të jenë të suksesshme dhe të frytshme, sepse e ardhmja e begatë, e suksesshme dhe e sigurt e këtij vendi është brenda BE-së, është në zemër të Evropës, aty ku përket”, tha Aggeler.