Në takimin e tij të parë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte shprehu angazhimin e tij të vazhdueshëm për mbështetje ndaj Shqipërisë, siç theksoi kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron Rutten një mik të veçantë dhe mbështetës të paepur të vendit.
“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.