Policia e Shtetit ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Together”. Ky operacion u zhvillua nga FAST Luksemburgu, në koordinim me rrjetin ENFAST, dhe pas shkëmbimit të informacionit me Policinë Shqiptare, u arrit kapja e dy personave, K. B. (29 vjeç, nga Mirdita) dhe K. M. (28 vjeç, nga Puka), të cilët janë të akuzuar për kryerjen e krimeve të vjedhjes me dhunë.
Operacioni është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar dhe arrestimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht. Policia e Shtetit ka shprehur angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin me homologët e huaj për të luftuar krimin transnacional.