Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e së mërkurës në fshatin Vloçisht të Maliqit.
Dyshimet janë se zjarri nisi si pasojë e një shkëndije elektrike. Megjithatë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes është ngritur një grup hetimor.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.