Parashqevi Simaku, artistja shqiptare që ka kaluar një periudhë të vështirë jetese, ka arritur të ristablojë kontaktet me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj pas një kohe të gjatë.
Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Elton Iliriani, i cili ofroi ndihmën e tij pasi pa videon e Simakut, e cila shfaqej e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut. Ai e strehoi atë në një dhomë hoteli dhe më pas e ndihmoi të rikthente komunikimin me familjen e saj.
Përmes një postimi në Instagram, Iliriani ndau se Parashqevi Simaku kishte biseduar me video thirrje me djalin dhe ish-bashkëshortin, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për të.