-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia jep detaje për atentatin në Vlorë: Autorët dogjën automjetin

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ka dhënë detaje lidhur me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji”.

I plagosuri kryesor është 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili udhëtonte me automjet tip “Benz”. Ai ka marrë plagë si pasojë e të shtënave, ndërsa një tjetër person, Armand Spahiu, 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi, ka mbetur gjithashtu i plagosur aksidentalisht nga plumbat.

Pas ngjarjes, të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe sipas mjekëve, nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre. Gjatë hetimeve, policia ka lokalizuar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët, i cili është gjetur i djegur afër fshatit Panaja.

Forcat e policisë janë angazhuar intensivisht në hetimin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po heton gjithashtu rrethanat e plota të atentatit.

“Sot rreth orës 21:30 ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale ku në lagjen “24 Maji” persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është dëmtuar dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve. Si pasojë e rë shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen.”

“Aktualisht forcat e zjarrëfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe në vijim do t’ju njoftojmë edhe për detajet e tjera.”

“Nga informacionet e para që kemi marrë është qëlluar brenda makinës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit