Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet në Bruksel, ku një ditë pas hapjes së kapitujve të rinj për integrimin e Shqipërisë në BE, u takua me Komisioneren e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos.
Gjatë vizitës, Rama shpërndau foto të takimit në rrjetet sociale.
Po ashtu, ministrat Piro Vëngu dhe Igli Hasani nënshkruan një marrëveshje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.