-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon Ministria e Bujqësisë pas refuzimit të 3 ngarkesave me mandarina shqiptare nga BE

Kryesoret

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas refuzimit të tre ngarkesave me mandarina shqiptare nga Bashkimi Europian. Sipas njoftimit të Ministrisë, ngarkesat u kthyen mbrapsht për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve. Këto mandarina, të cilat vinin nga Shqipëria, ishin eksportuar nga subjektet grumbulluese në qytetet Berat dhe Fier.

“Në kuadër të transparencës për publikun, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht. Konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.

Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë Fshati Gorican, Bashkia Dimal, Qarku Berat dhe Fshati Mursi, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë. Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik me Nr. 24112916.001, në datën 14 Nëntor 2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve.

Ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në Qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit. Kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik. Ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Republikën e Shqipërisë. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize”, njofton Ministria e Bujqësisë.

Pasi ngarkesa e parë rezultoi e pasaktë për nivelet e pesticideve, AKU ka marrë masa për të penalizuar subjektet që nuk kanë zbatuar legjislacionin e duhur, duke përfshirë gjobitje dhe pezullim të aktivitetit.

“Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte për Mbrojtjen e Bimëve të ndaluara në Republikën e Shqipërisë. Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë Institucioneve Ligjzbatuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria ka theksuar se janë duke u ndërmarrë veprime për të parandaluar përdorimin e produkteve të ndaluara dhe se një pjesë e fermerëve janë nën mbikëqyrje nga autoritetet. Sipas njoftimit, rastet e tilla do të referohen tek institucionet ligjzbatuese për ndëshkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit