Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Sipas raportimeve paraprake, Kevin Hajrulla, një i ri nga Vlora, është plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e sotme (18 dhjetor) në lagjen Çole.
Po ashtu, një kalimtar i rastit ka mbetur i plagosur nga breshëria e plumbave që ishin drejtuar ndaj Hajrullës. P
olicia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka gjetur një makinë të djegur, të dyshuar për të qenë e autorëve. Gjendja shëndetësore e të plagosurve është e rëndë.