Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit. Më datë 19 dhjetor 2024, rreth orës 17:20, në një banesë në rrugën “Marije Kraja”, pronari i banesës, 47 vjeç, dhe një i afërm i tij, 56 vjeç, dyshohet se janë asfiksuar nga gazsjellësi që kishte rrjedhur.
Ngjarja është konfirmuar nga stafin mjekësor, që ka shpallur vdekjen e dy personave. Menjëherë pas alarmit, autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi.