Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme. Dy të plagosur me armë zjarri. I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve dhe Armand Spahiu, shitësi i një dyqani aksidentalisht. Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela ka folur për mediat duke treguar detaje nga ngjarja.
“Pas orës 21:30, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku në lagjen ’24 maj’ persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është plagosur dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve.
Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje, por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë”, tha ai.